TEENAGER

REUTERS
Ëndrra e Barçës, përfundon në PSG
19 July, 2013 @21:00
Skuadra parisiene, Paris St Germain, i ka paguar 32 milionë euro Romës, për t’ia marrë qendërmbrojtësin e ri brazilian, Marquinhos. Tinejxheri brazilian ka arritur të bëhet në moshën e tij 19 vjeçare mbrojtësi i pestë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, pas Rio Ferdinand, Thiago Silva, Lilian Thuram dhe Dani Alves. Tinejxheri Marquinhos është produkt i shkollës së Corinthiansit dhe iu shit Romës pas vetëm gjashtë ndeshjeve me seniorët e ekipit të tij për 5 milionë euro! Ai do të vesh fanellën me numër pesë te kampioni françez dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. Marquinhos shikohej si opcion i Barcelonës pas mosarritjes së blerjes së Thiago Silvës, por PSG bëri tandem ëndrrën katalonase!