THE LEGEND
REUTERS
Detyrat e Messit
19 July, 2013 @9:31
Rrugës për t’u bërë legjendë e pakrahasueshme, argjentiasi i Barcelonës, Lionel Messi, do të ketë punë mjaft.
Më i miri aktualisht në botë, Messi, duhet të vazhdojë me formën e tij të dy viteve të fundit nëse do të arrijë rekordet që po e presin…
Topi i pestë i Artë: me katër trofe, Messi është më i dekoruari deri më tani në histori. Nga tre kanë legjendat si Johan Cruyff, Michel Platini dhe Marco Van Basten. Fillimi i mirë i stinorit mund t’ia sjellë të pestën!
Këpuca e katërt e Artë: Leo Messi ka qenë golashënuesi më i mirë në ligat europiane në vitet e fundit dhe ka tre Këpuca të Arta (2010, 2012 dhe 2013). Askush si ka katër dhe Messi mund ta ngris avantazhin nëse vazhdon edhe këtë stinor me trendin e tij.
Pichichi për ta zënë Puskasin: në stinorin e fundit, Leo Messi, fitoi Pichichin e tretë të tij. Trofe ky, për golashënuesin e vitit në Spanjë. Messi këtë stinor duhet ta zë hungarezin legjendar të Real Madridit, Ferenc Puskas, që ka katër Pichichi, para se të niset për Alfredo Di Stefano, Quini, Hugo Sanchez - që kanë nga pesë dhe së fundi Telmo Zarra, që ka gjashtë herë të fituar këtë trofe.
Golashënuesi më i mirë në histori të ligës spanjolle: Messi i ka 215 gola të shënuara në La Liga, para tij janë vetëm: Quini (218), Cesar (226), Di Stefano (227), Raul (228), Hugo Sanchez (234) dhe Zarra (251). Një stinor shpërthyes si i kaluari dhe Messi nuk do të mendonte më të bëhet legjendë e La Ligas.
Golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve: Argjentiasi ka 59 gola nga 79 ndeshje të zhvilluara në Ligë të Kampionëve. Para tij janë vetëm dy ish sulmues të Real Madridit. Ruud Van Nistelrooy ka 60 gola të shënuara, ndërsa Raul Gonzales ka 71 gola të shënuara, që është edhe golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve. Krejt çka i duhen Messit, janë 12 gola në Ligë të Kampionëve për të thyer edhe këtë rekord. Nëse jo këtë stinor, bën edhe stinorin tjetër!
Golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës: Messi ka kaluar Cesar Rodriguezin si golashënues më i mirë i Barcelonës në ndeshje zyrtare. Mirëpo, tashmë ai është duke e ndjekur edhe golashënuesin më të mirë në përgjithësi, duke llogaritur çdo ndeshje, përfshirë edhe miqësoret. Paulino Alcantara ka 369 gola të shënuara e Messi 335.
Kalimi i Batistutës në përfaqësuese: me tre gola ndaj Guantemalës, Messi kaloi legjendën Diego Maradona (34 gola). U barazua me Hernan Crespon (35 gola), ndërsa i duhen edhe 21 të tjerë për ta kaluar artilerinë e quajtur Gabriel Batistuta që ka 56 gola të shënuara për Argjentinën.