Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMI

City siguron Joveticin

REUTERS

City siguron Joveticin


19 July, 2013 @0:02

Nënkampioni i Anglisë, Manchester City, ka arritur të sigurojë zëvendësimin e Carlos Tevezit në sulm. Ata sonte kanë arritur marrëveshje me Fiorentinën dhe sulmuesin e tyre malazias, Stevan Jovetic. Sipas mediave angleze, City i ka paguar 30 milionë eurot e kërkuara nga skuadra vjollcë e Firencës, ndërsa vetë lojtari do të pagohet 120 mijë funta në javë!

Jovetic 23 vjeçar, që ka luajtur për Partizanin e Beogradit para se të kalojë në Artemio Franchi nesër do të paraqitet në Carrington të Manchesterit për të kryer testet mjekësore, para se të nënshkruajë zyrtarisht me skuadrën e trajnerit Manuel Pellegrini. 

City kishte dështuar të siguronte shërbimet e uruguajanit, Edinson Cavani, që shkoi në Paris St Germain, derisa udhëhoqi garën me Juventusin për shërbimet e sulmuesit mjaft të vlerësuar të përfaqësueses malazeze. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League