12 vjeçarët

Gjakova fiton Gothia Cup
20 July, 2013 @10:55
Njëri ndër turnetë më të mëdha të futbollit rinor në botë, Gothia Cup 2013, ka parë që në kategorinë e 12 vjeçarëve të fitojë skuadra kosovare KF Gjakova.
Gjakovarët mposhtën në finale Halmstadsin suedez 8-2, me ç‘rast ngritën trofeun.
KF Gjakova ka qenë si e para në Grupin 32, ku ka mposhtur dy skuadrat suedeze dhe një gjermane me golaverazh 18-0.
Pas asaj kanë mposhtur radhazi Gerdskens (SUE) 6-0; Assyriska (SUE) 4-3, Puebla (MEX) 5-2, Bele Barkaby (SUE) 8-6 pen., në gjysmëfinale Makkabi Frankfurt (GER) 2-0 dhe në finale Halmstads (SUE) 8-2, duke ngritur trofeun.
Në turneun Gothia Cup që zhvillohet në Gotheborg të Suedisë marrin pjesë rreth 1300 ekip të grupmoshave të ndryshme nga e mbarë bota.