Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN

Shaqiri luan me Guardiolën

REUTERS

Shaqiri luan me Guardiolën


21 July, 2013 @0:31

Telekom Cup 2013, garë kjo që mbledh katër skuadrat më me emër të Gjermanisë dhe luhen ndeshje 60 minutëshe, me nga një pjesë prej 30 minutave, ka parë Bayern Munchen dhe Borussia Monchengladbach si finalist. 

Bayern ka mposhtur Hamburgun 4-0, ndërsa në duelin tjetër gjysmëfinal të Borussiave, Monchengladbach ka mposhtur Dortmundin 1-0 me një gol nga penalltia në minutën e fundit të takimit nga Filip Daems. 

Çka është me rëndësi, është se kosovari me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri ka qenë pjesë e formacionit bazë të Pep Guardiolës dhe ka qenë në fushë deri në minutën e 53-të të ndeshjes, pra është zëvendësuar vetëm shtatë minuta pa përfunduar ndeshja. 

Bayern i ri i Guardiolës në njërën ndër ndeshjet e para pak më serioze pas disa miqësoreve me ekipe amatore, është paraqitur me këtë formacion: Starke - Lahm, Boateng (Kirchhoff 48), Van Buyten, Alaba - Thiago (Hojbjerg 48) - Kroos, Pizarro (Robben 42), Ribéry, Shaqiri (Green 53) - Mandzukic (Müller 42). Ndërsa golat janë shënuar nga: 0-1 Boateng (12), 0-2 Mandzukic (41), 0-3 Kroos (44), 0-4 Müller (52).


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga