HOTSPURS

Chadli në Tottenham
21 July, 2013 @16:28
Tottenham Hotspurs ka shtuar në radhët e veta krahun e ri belg, Naser Chadli. Belgu me prejardhje marokene kishte shënuar dy herë ndaj Tottenham Hotspurs derisa ka qenë pjesë e Twentes në kualifikime për Ligën e Kampionëve në stinorin 2010/11.
Chadli ka 14 paraqitje me përfaqësuesen belge, për të cilën ka vendosur të luajë pasi që ishte paraqitur për kombëtaren marokene në ndeshje jozyrtare.
Shuma e transferimit të 23 vjeçarit nga mediat angleze është thënë të jetë afro 10 milionë euro. Chadli do të jetë përforcimi i dytë për skuadrën e udhëhequr nga portugezi Andre Villas Boas pas Paulinhos të blerë në fillim të muajit nga Corinthiansi.