GJESTI

REUTERS
Ia dhuron 10-shen bashkëlojtarit
21 July, 2013 @1:02
Pasi që nënshkroi kontratë të re trevjeçare me Galatasarayin, braziliani Felipe Melo, i cili në dy vitet e fundit me kampionin turk mbante fanellën me numrin 10, ka vendosur që t’ia jep numrin e tij bashkëlojtarit holandez, Wesley Sneijder.
“Kur erdha në Galatasaray e morra fanellën me numrin 4. Pasi që 10-shja ishte e lirë, vendosa ta bart atë. Mirëpo, besoj se Sneijder është një futbollist që më së miri e prezenton këtë numër, prandaj kam vendosur që të heq dorë nga 10-shja dhe të marr numrin 3,” ka thënë ish lojtari i Juventusit dhe Fiorentinës, Melo.
Galatasaray është kampion i Turqisë dhe fanellën me numrin 3 e ka bartur një kohë kapiteni legjendar i këtij klubi, Bulent Korkmaz. Wesley Sneijder që kaloi nga Interi në Galatasaray në stinorin e kaluar bartte fanellën me numër 14.