ZUBIZARRETA

Sot bisedime me trajnerin e mundshëm
21 July, 2013 @19:31
Trajneri i Newell’s Old Boys, Gerardo Martino, mund të jetë trajner i ri i Barcelonës, ka njoftuar portali sportiv spanjoll Foot Espana.
Sipas kësaj faqeje, drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, sot udhëton për në Argjentinë për të biseduar me Martinon në Buenos Aires.
Luis Enrique dhe Andre Villas-Boas kanë qenë të përfolur si trajner të mundshëm të Barcelonës, por asnjë nga ata ende nuk e ka pranuar zyrtarisht interesimin e kampionit të Spanjës.
Barcelona si duket ia ka vërë syrin 50 vjeçarit nga Rosario, me të cilin sot do të zhvillohen bisedimet.