BAVARIA

REUTERS
Bayern fiton Telekom Cup
21 July, 2013 @19:49
Skuadra e Bayern Munchen ka arritur të fitojë trofeun e parë të stinorit në turneun gjerman Telekom Cup 2013. Bavarezët e udhëhequr nga Pep Guardiola kanë shënuar fitore bindëse edhe në finale ndaj Borussia Monchengladbachut 5-1.
Vendin e tretë në këtë turne e ka fituar Borussia Dortmund që e ka mposhtur Hamburgun 1-0.
Bayern, dje ka mposhtur Hamburgun 4-0, ndërsa Borussia Monchengladbach kishte mposhtur Dortmundin 1-0 për të dalë në finale.
Bayern, përfundoi këtë turne me golaverash 9-1 dhe me dy fitore nga dy ndeshje.