TURQI

REUTERS
Bosingwa në Trabzon
23 July, 2013 @9:21
Mbrojtësi i djathtë portugez, Jose Bosingwa, është futbollist i ri i skuadrës turke, Trabzonspor. Ky është transferi i dytë i bujshëm i skuadrës turke që po kërkon këndelljen në ligë, pas blerjes së mesfushorit françez, Florent Malouda.
Bosingwa, 31 vjeçar, së fundi ka luajtur për skuadrën angleze Queens Park Rangers, ndërsa para saj për Chelsean dhe Porton.
Sipas kanalit turk, NTV Spor, Bosingwa, do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me klubin nga verilindja e Turqisë.