E MBYLL VITIN SI LIDER

Barça ruan kreun me rekord gola
30 December, 2015 @22:07
Kampioni i Europës dhe Botës mposhti në Camp Nou Betisin me rezultat 4-0. Fillimisht katalunasit kaluan në epërsi pas autogolit të Westermann, i cili tentoi ta pengonte goditjen e Rakitiç, pas një penalltie të shpërdoruar nga Neymar. Epërsia u dyfishua nga Leo Messi kurse goli i tretë dhe i katërt u shënuan nga Luis Suarez, i cili tashmë ka 11 gola në 12 ndeshjet e fundit.
Kjo fitore e mban Barcelonën në krye të tabelës, me pikë të barabarta me Atletico Madridin, mirëpo me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Me golat e shënuar sonte, Barcelona e përmbyll vitin kalendarik 2015 me 180 gola të shënuara, duke e thyer rekordin e Real Madridit, të cilët kishin shënuar gjithsej 178 gola në vitin 2014.
All Goals HD - Barcelona 4-0 Real Betis - 30-12… by Super-By