Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MERKATO

Insigne në shënjestër të Barcelonës

Foto: Sport Italia Official

Insigne në shënjestër të Barcelonës


2 July, 2021 @19:50

Ka edhe një vit deri në skadimin e kontratës së tij, por anësori italian, nuk dëshiron që të rinovoj kontratën e tij, të vlefshme deri me 2022 qershor.

Bëhet fjalë për 30 vjeçarin, aktualisht pjesë e skuadrës së Napoli Italisë, Insigne, për të cilin kanë nisur interesimet që nga fillimi i “EURO-2020”.

Performanca e shkëlqyeshme, i ka bërë shumë klube të mendojnë për të, por interes këtu ka shfaqur edhe vetë presidenti i klubit spanjoll, Laporta, për ta sjellur atë në klubin e Barcelonës.

Insinge pati shënuar një herë në “Camp Nou”, në kuadër të ligës së kampionëve, ku ndeshja kishte përfunduar 3-1 në favor të Barcelonës.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A