Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUIS SUAREZ

Barça zyrtarizon çmimin e Suarezit që shkoi te Atletico

Barça zyrtarizon çmimin e Suarezit që shkoi te Atletico


24 September, 2020 @0:18

Para pak çastesh Barcelona ka zyrtarizuar marrëveshjen e arritur me Atletico Madridin për transferimin e lojtarit të deritashëm të katalonasve drejt kryeqytetit.

“Barcelona dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshje për transferimin e Luis Suarezit. Ekipi nga Madridi do t’i paguajë Barcelonës 6 milionë euro për transferin, në disa këste,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i Barcelonës.

Klubi katalonas ka falenderuar publikisht Suarezin për kontributin e dhënë në skuadër përgjatë 6 viteve të fundit të kaluara aty, derisa uruguajani ka qenë një makineri e vërtetë e golave duke shënuar 198 sosh përgjatë periudhës sa qëndroi te ekipi nga Camp Nou.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga