Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPA LEAGUE 1/4

Barcelona barazon në Frankfurt, vetëm Braga fitoi

Barcelona barazon në Frankfurt, vetëm Braga fitoi


7 April, 2022 @23:29

Një super ndeshje u zhvillua në Deutsche Bank Park të Frankfurtit sonte, ku Eintracht barazoi me Barcelonën 1-1 [Knauff 48 - Ferran 66] në një përballje me plot raste dhe me futboll të hapur nga të dyja palët.

Pas pjesës së parë ku s’kishte gola, të dyja golat u shënuan në pjesë të dytë, ndërsa secila skuadër do të mund ta fitonte ndeshjen me rastet që patën.

Eintracht mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi që braziliani Tuta mori dy të verdha (61, 78) kurse goli i katalonasve erdhi vetëm pasi që Xavi inkuadroi në lojë Frenkie de Jong e Ousmane Dembele, përmes të cilëve rrodhi akcioni për golin e Ferran Torresit.

Në përballjet tjera të natës në Europa League, Leipzig barazoi me Atalantën 1-1 [Zappacosta ag. 58 - Muriel 17], West Ham 1-1 Lyon [Bowen 52 - Ndombele 66] ndërsa Braga mposhti Rangersin 1-0 [Abel Ruiz 40].

Ndeshjet e kthimit luhen të enjten tjetër.

 


 
Të gjitha lajmet nga Europa League