Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA 2-2 ATLETICO MADRID

Barcelona “dorëzohet” në luftë për titull

Foto: Barcelona/tw

Barcelona “dorëzohet” në luftë për titull


1 July, 2020 @0:17

Barcelona nuk ka arritur të kalojë as pengesën e dytë me radhë në LaLiga dhe kështu me vetëm dy pikë të fituara në dy xhirot e fundit nga gjashtë të mundshme, mund të besohet se tashmë titullin ia “dorëzon” Real Madridit.

Barcelona sonte nuk ka arritur të kalojë pengesën Atletico Madrid, që me dy penallti ka barazuar dy herë epërsinë e katalonasve për të fituar një pikë në Camp Nou 2-2 [Diego Costa 11ag, Messi 50p - Saul 19p, 62p].

TABELA AKTUALE

Me këtë barazim, tash Barcelona me një ndeshje më shumë të zhvilluar është një pikë poshtë Real Madridit, që do të mund ta ngris epërsinë në krye të tabelës në 4 pikë në rast të fitores së radhës.

Përndryshe, Lionel Messi sonte nga penalltia shënoi golin e 700-të të tij personal në karrierë, duke arritur këtë shifër të veçantë dhe të rrallë - që nuk mjaftoi për fitore.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga