Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALKS

Barcelona futet në kredi për pagat e lojtarëve

Barcelona futet në kredi për pagat e lojtarëve


18 May, 2021 @19:22

Sipas ESPN, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, do të marrë kredi në vlerë prej 100 milionë euro për t’i paguar pagat e papaguara të lojtarëve.

Lojtarët e Barcelonës kanë paga relativisht të ulëta, të cilat paguhen dy herë në vit: një herë në dhjetor ose janar dhe një herë në fund të stinorit. Që nga fillimi i pandemisë, lojtarët kanë pranuar ta ndihmojnë klubin financiarisht, duke hequr dorë nga paga për tre muaj në marsin e vitit të kaluar, si dhe ulje të pagave këtë stinor. Megjithatë, borxhi i klubit ka arritur në gati 1.2 miliardë euro.

Sipas ESPN, Barça frikësohet se nëse nuk arrin t’i paguajë të paktën 40% të pagave, çështja do të bartet në Shoqatën e Futbollistëve të Spanjës, gjë që do të sjellte sanksione të ndryshme për klubin.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga