CAMP NOU

Foto:Google
Barcelona kërkon Agueron
6 May, 2021 @14:12
Barcelona ka zhvilluar bisedime fillestare me përfaqësuesit e sulmuesit të Manchester City, Sergio Aguero, rreth një transferimi falas këtë verë.
Aguero, i cili është golashënuesi më i mirë i Cityt me 258 gola në 387 paraqitje në të gjitha garat, do të largohet nga Etihad Stadium kur kontrata e tij skadon në fund të sezonit .
Këtë sezon për shkak të lëndimeve që ka pësuar, ka zhvilluar vetëm 17 ndeshje me citizenët, ndërsa kundër Crystal Palace të shtunën shënoi vetëm golin e katërt në këtë sezon.
Argjentinasi ka luajtur pesë vite në La Liga te Atletico Madrid, para se të kaloj te Manchester City në vitin 2011.
32-vjeçari është golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e Premier Ligës me gjithësej 182 gola, pas Alan Shearer (260), Wayne Rooney (208) and Andrew Cole (187).
Barcelona shpreson të arrijë marrëveshje me lojtarin.