GRUPI D
Barcelona pa probleme ndaj grekëve
18 October, 2017 @22:15
Barcelona ka vazhduar formën perfekte në Grupin D të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur sonte Olympiacosin në Camp Nou, 3-1.
Një autogol i Dimitrios Nikolaout në fillim të ndeshjes i dha epërsinë katalonasve, ndërsa më pas Gerard Pique u ndëshkua me karton të kuq (2 të verdha) ende pa përfunduar pjesa e parë.
Edhepse me 10 lojtarë në pjesë të dytë, Barcelona e drejtuar nga Ernesto Valverde nuk ka shfaqur shenja ndalese. Vendin e zbrazët të Piques e plotësoi Javier Mascherano që hyri në vend të Deulofeut, ndërsa Lucas Digne shënoi golin e parë për Barcelonën në Ligë të Kampionëve, pasi që Lionel Messi e bëri 2-0 rezultatin.
Në duelin tjetër të Grupit D, Juventus ka mposhtur Sporting Lisbonën 2-1.