GRUPI F
City mposht Napolin, mbetet i qetë në krye
17 October, 2017 @22:43
Në një takim që kaloi me intensitet të lartë dhe me shumë raste për shënim, Manchester Cityt e ka mposhtur me rezultat 2-1 skuadrën e Napolit, për të arritur kështu në kuotën e 9 pikëve në Grupin F.
City e nisi furishëm duke shënuar në minutat 9’ e 13’ e duke krijuar edhe shumë raste për shënim në 30 minutat e parë të ndeshjes, mirëpo kjo eufori dalëngadalë u zbut, me italianët që u rikthyen në lojë duke krijuar akcione të rrezikshme për gol. Pak para mbylljes së pjesës së parë, belgu Mertens gaboi nga pika e bardhë, gabim që bëri që skuadrat të shkonin në pushim me rezultatin 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Napoli filloi përsëri të rrezikonte, ndërsa disavantazhi u zbut nga pika e bardhë, me Diawaran që u tregua i pagabueshëm. Gjithsesi, gola të tjerë nuk pati dhe takimi u mbyll me fitoren e vendasve.
Startues për Napolin si zakonisht ishte edhe Elseid Hysaj, i cili sonte luajti për gjithsej 70 minuta
ORARI I NDESHJEVE DHE GRUPET - CHAMPIONS LEAGUE
Në takimin tjetër të grupit, Shakhtari triumfoi 1-2 ndaj Feyenoordit në Holandë, për të qenë kështu në vendin e dytë të grupit me 6 pikë.