RIZA DURMISI
Lëndohet Durmishi, mungon mbi tre javë
17 October, 2017 @12:35
Mbrojtësi i krahut me origjinë shqiptare që luan për Danimarkën dhe Real Betisin, Riza Durmishi (Durmisi) do të munojë për tre javë te ekipi i tij për shkak të lëndimit të ligamentit, ka bërë të ditur vetë faqja e ekipit të tij sot.
“Lëndim i shkallës së parë të ligamentit të muskulit të këmbës së djathë,” është thënë në konstatimin që e ka publikuar Real Betis sot, ndërsa këtë lëndim Durmishi e ka marrë në ndeshje ndaj Valencias, që përfundoi në goleadë 6-3 për lakuriqët.
Durmishi 23 vjeç është lojtar standard i 11-shes së ekipit nga Sevilja, derisa ka startuar në 7 nga 8 ndeshjet e Betisit këtë stinor, përfshirë këtu edhe fitoren e madhe të shënuar ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu.
Në anën tjetër, përfaqësuesja e Danimarkës shpreson që ta ketë në shëndet të plotë lojtarin me origjinë shqiptare për ndeshjet e barazhit që çojnë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.