PARTIZANI-LUFTËTARI
E dyta radhazi, Partizani arrin mesin
16 October, 2017 @21:31
Dy xhiro më parë ekipi i Mark Iulianos ishte në fund të klasifikimit të Kategorisë Superiore. Pa gol të shënuar dhe pa fitore.
Mirëpo, me fitoren e shënuar ndaj Teutës si mysafir, duket se lojtarët kanë gjetur veten dhe tashmë të kuqtë e Tiranës kanë mposhtur edhe Luftëtarin e Gjirokastrës sot, 2-0, për të arritur në mes të tabelës.
Ka qenë sulmuesi i dalluar shkodran Xhevahir Sukaj që ka shënuar golin e avantazhit për ekipin e Iulianos, ndërsa në pjesë të dytë Lorenc Trashi ka vendosur epilogun e takimit, për t’i sjellë tre pikë tjera ‘demave’.
Në xhiron e shtatë të Superiores, Partizani i shkon Vllaznisë në Loro Boriçi, ku këta të fundit u mposhtën sot nga Kamza, ndërsa Luftëtari pret kampionin aktual, Kukësin, në Gjirokastër.