KUKESI-TEUTA
Kukësi mposht Teutën në goleadë
16 October, 2017 @16:05
Kampioni aktual i Shqipërisë, Kukësi, ka mposhtur Teutën në duelin e xhiros së gjashtë të zhvilluar sot në Zeqir Ymeri, me rezultat 4-2.
Kjo është fitorja e dytë me radhë për kukësianët, pas humbjes nga Skënderbeu lider, ndërsa pas 2-0 në gjysmëorëshin e parë të ndeshjes, golat nuk erdhën deri në 10 minutëshin e fundit.
Së pari Kukësi avancoi 3-0, pastaj shpejt Teuta shënoi dy herë për të çuar ndeshjen në dramë, kur e bëri 3-2, por për 3 pikëshin e radhës u përkujdes Aliev, që shënoi në minutat shtesë të takimit, për 4-2 përfundimtare.
Me këtë fitore Kukësi vazhdon të mbetet 3 pikë larg Skënderbeut kryesues, ndërsa Teuta ka pësuar humbjen e dytë me radhë.