TREPÇA '89 - PRISHTINA
Jonuzi në formë, Prishtina fiton në Mitrovicë
15 October, 2017 @15:57
Me fitoren e Prishtinës është mbyllur ndeshja kryesore e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ishte sulmuesi Ahmed Jonuzi ai i që i dha fitoren kryeqytetasve me 2 golat e shënuar në pjesën e parë, ndërsa meritor për këtë fitore të Prishtinës padyshim që ishte edhe portieri Visar Bekaj, i cili e mohoi disa herë golin e mitrovicasve në pjesën e parë.
Përveç dy golave të shënuar, Prishtina nuk pati shumë raste për shënim në pjesën e parë, pjesë e cila kaloi me dominim të vendasve sa i përket posedimit e rasteve. Gjithsesi, rastet më të mira për skuadrën e Mirel Josës u paraqitën në pjesën e dytë, por gola të tjerë nuk pati dhe takimi u mbyll me rezultatin përfundimtar 0-2.
Kjo fitore e afron Prishtinën në 2 pikë me Llapin lider, derisa Trepça ‘89 zbret nga vendi i dytë i tabelës së klasifikimit.