KUALIFIKIMET U17 PËR "ANGLIA 2018"
Kosova U17 zhvillon duelin e fundit sot
16 October, 2017 @10:56
Përfaqësuesja e re e Kosovës, nën moshën 17 vjeçe, sot zhvillon duelin e fundit në ciklin kualifikues për europian, që po mbahet në Hungari.
Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit kanë humbur dy ndeshjet e para të Grupit 9 dhe tashmë do të luajnë ndaj Hungarisë pa ndonjë mundësi kualifikimi, pasi që janë të fundit në grup.
“Gjatë këtyre ditëve kemi analizuar dy ndeshjet e kaluara në mënyrë që të përmirësojmë apo të mënjanojmë dobësitë dhe lëshimet që kishim. Do të hyjmë në ndeshje me një angazhim maksimal që ta bëjmë më të mirën e mundshme. E dimë nivelin tonë dhe neve na nevojitet shumë punë në të ardhmen për të pasur një ekip konkurrues real metë tjerët,” ka thënë përzgjedhësi Kollari para ndeshjes ndaj Hungarisë U17 që zhvillohet sot prej orës 16:00 në Budapesht.
TABELA AKTUALE:
1 | Hungaria U17 | 6 pikë | ||
2 | Holanda U17 | 3 pikë | ||
3 | Uellsi U17 | 3 pikë | ||
4 | Kosova U17 | 0 pikë |