BESA-VLLAZNIA
Pas 3 humbjeve radhazi, Besa i kthehet fitores
15 October, 2017 @15:46
Besa e Pejës, hyri në lojë e uritur për fitore sot ndaj Vllaznisë së Pozharanit, që zyrtarizoi 24 orë më parë Bylbyl Sokolin si trajner të ri të saj.
Dhe shpejt, që në minutën e 21-të të ndeshjes, përmes Florent Qorrajt, pejanët morrën epërsinë 1-0 për të mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat.
Më pas në pjesë të dytë duke mos pasur ngarkesën e golit dhe stabilizimit të situatës në posedim topi, Besa ka shpërthyer në pjesë të dytë.
Ka qenë së pari Fetim Kasapi që ka shënuar për avantazhin 2-0, ndërsa pas kësaj Altin Merlaku e bëri 3-0.
Ndeshja u hap tërësisht prej këtij momenti dhe Vllaznia uli menjëherë epërsinë në 3-1 me golin e Armend Kastratit, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Me këtë fitore, Besa ngritet në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Vllaznia mbetet e fundit në renditje me vetëm 4 pikë, pas 10 xhirove të para të stinorit të tyre debutues në Superligë.
Në xhiron e ardhshme, 11, Vllaznia pret Gjilanin e pamposhtur në Superligë, ndërsa Besa udhëton për tu ndeshur me Prishtinën.