GJILANI-DRENICA
Gjilani i pamposhtur, i afrohet kreut
15 October, 2017 @15:50
Seria e pamposhtshmërisë së Gjilanit ka vazhduar edhe pas 10 javëvve të Superligës. Kuqebardhët e Gjilanit të drejtuar nga Arbnor Morina sot kanë mposhtur Drenicën në Gjilan, 2-1, për të arkëtuar tre pikëshin që i çon ata pranë kreut të klasifikimit në Superligë.
Edhepse në pjesën e parë nuk pati gola, në pjesë të dytë gjilanasit morrën epërsinë përmes Armend Thaqit. E pas golit, vendasit u rehatuan dhe pritën Drenicën, duke tentuar në mënyra tjera, deri kur Sabit Geci shënoi autogol, për 2-0 të Gjilanit, që siguroi gjithçka për ‘skifterët’ sot.
Krejt në fund, Genc Hamiti shënoi golin e nderit për Drenicën, kur tashmë ishte minuta e fundit shtesë e dhënë nga referi.
Kjo është fitorja e katërt e Gjilanit në stinor, kanë edhe 6 barazime dhe tashmë me 18 pikë janë vetëm dy pikë larg Llapit lider.
Në anën tjetër, Drenica vazhdon të jetë kah mesi i tabelës me 13 pikë.
Në xhiron që vjen, Gjilani është mysafir i Vllaznisë, ndërsa Drenica pret Feronikelin.