KUALIFIKIMET U17
Kosova U17 e mbyll me humbje ndaj Hungarisë U17
16 October, 2017 @21:14
Përfaqësuesja e Kosovës U17 e ka përmbyllur aventurën kualifikuese për europianin U17 “Anglia 2018” me humbje nga Hungaria U17 sot, 3-1.
Edhepse futbollistët e Kosovës kanë pasur epërsi 1-0 pas 40 minutave të para, në pjesë të dytë, Hungaria ka treguar fuqinë e saj duke fituar ndeshjen, 3-1, pasi që kishte barazuar pak para fundit të pjesës së parë.
Kështu, Kosova U17 e ka mbyllur ciklin kualifikues me 3 humbje nga 3 ndeshje, duke përfunduar e fundit Grupin 9 kualifikues.
“Unë i përgëzojë djemtë për angazhim maksimal dhe për lojë të mirë. Treguan karakter dhe dëshmuan disiplinë e frymë sportive. Natyrisht se këtyre futbollistëve të rinj u mungon forca fizike që mendojë se me ta duhet të punohet më shumë nëpër klube, por u mungon edhe përvoja ndërkombëtare. U ndje mungesa e Leard Sadriut, por ne bëmë më të mirën të mundshme në këto momente. Në pjesën e parë kemi mundur të kemi epërsi më të lartë sepse jo vetëm që shënuam, por patëm edhe raste tjera. Pastaj patë një ndërrim te detyrueshëm që na ndryshoi konceptin e lojës. Në pjesën e dytë erdhi në shprehje përgatitja më e mirë e kundërshtarit si dhe përvoja. Si do qoftë në përgjithësi jam i kënaqur, por na mbetet shumë më shumë të punojmë me këtë grup-moshë,” ka thënë selektori Besnik Kollari pas ndeshjes së sotme.
TABELA PËRFUNDIMTARE: GRUPI 9
1 | Hungaria U17 | 9 pikë | ||
2 | Holanda U17 | 6 pikë | ||
3 | Uellsi U17 | 3 pikë | ||
4 | Kosova U17 | 0 pikë |