ALARMI
Tre ndeshjet e radhës, vendimtare për Montellën
17 October, 2017 @11:03
Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, që humbi derbin e madh ndaj Interit në fundjavën që e lamë pas, nuk është në rrezik të shkarkimit të menjëhershëm.
Mediat italiane raportojnë se Montellës i kërkohet që në tre ndeshjet e radhës të nxjerrë maksimumin e pikëve me skuadrën, para derbit ndaj Juventusit.
Quotidiano Sportivo beson se tre ndeshjet e radhës në Serie A janë vendimtare për fatin e ish-sulmuesit që po drejton rossonerët.
“Milan duhet të marrë 6 pikë nga ndeshjet me Genoan dhe Chievon, ndërsa ka edhe ndeshje me AEK-un në Europa Ligë,” ka shkruar në njoftim.
“Ndërsa, po qe se Montella nuk i merr 6 pikë në 2 ndeshjet e radhës të Serie A-së dhe pas kësaj mposhtet nga Juventusi në fund të muajit, atëherë ai do të jetë në rrezik të madh nga shkarkimi,” shkruan QS.
Pas 8 xhirove të para në Serie A këtë stinor, Milan ka bilanc prej 4 fitoreve dhe 4 humbjeve. Ndeshjet e radhës për rossonerët në Serie A janë sipas radhës: Milan-Genoa, Chievo-Milan dhe Milan-Juventus.