Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA 4-2 ATLETICO MADRID

Barcelona përmbys Atleticon në goleadë

Barcelona përmbys Atleticon në goleadë


6 February, 2022 @18:33

Një ndeshje me plot gola në Camp Nou, derisa Barcelona e përforcuar me disa lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit ka mposhtur Atletico Madridin me përmbysje, 4-2 [Alba 10, Gavi 21, Araujo 43, Alves 49 - Carrasco 8, Suarez 58].

Futbollistët e drejtuar nga Xavi Hernandez kanë treguar një lojë dinamike përgjatë 90-minutave, derisa presioni i lartë në fushë ka bërë që pas pësimit të golit të hershëm të kthehen menjëherë në lojë, për të fituar ndeshjen këndshëm.

Barcelona kreu lojën me 10-lojtarë në fushë, pasi që Dani Alves mori karton të kuq direkt pas asistimit në golin e parë dhe golit të fundit të shënuar për ekipin.

Te Atletico Madrid, Luis Suarez ka qenë më efektivi, me gol e asist në humbje, por ekipi që s’është në formë, tashmë ka humbur edhe pozitën e katërt në renditje, të cilën e kapi Barcelona.

Adama Traore

Adama Traore debutoi në 11-shen startuese te Barcelona sonte, ndërsa Pierre Emerick Aubameyang e zëvendësoi atë në minutën e 61 të ndeshjes për të debutuar edhe ai.

Me fitore, Barcelona del mbi Atleticon në tabelë duke u futur në TOP 4 të renditjes së La Ligas.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga