Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA 4-0 ATHLETIC BILBAO

Barcelona shkëlqeu ndaj Athletic

Barcelona shkëlqeu ndaj Athletic


27 February, 2022 @22:59

Ndeshja e tretë radhazi në të gjitha garat ku Barcelona shënon nga katër gola, ndërsa sonte ka rënë Athletic Bilbao në Camp Nou, me rezultat 4-0 [Auba 37, Dembele 73, Luuk deJong 90, Depay 90+3]. Krejt këto para 69 mijë e 770 tifozëve në stadium, sa numëroi komentatori zyrtar i ndeshjes.

Tre golat e fundit të skuadrës u shënuan nga zëvendësuesit, derisa Ousmane Dembele gjuajti torpedo dhe asistoi në dy golat e mëvonshëm, kur Luuk de Jong shënoi për 3 me kokë, ndërsa Memphis Depay i rikthyer nga lëndimi e bëri rezultatin 4-0.

Barcelona me fitore kthehet në pozitën e katërt të renditjes tabelare, ndërsa loja që po tregon, tash edhe me gola të shënuara, jep shpresa që katalonasit të përfundojnë stinorin në një vend që dërgon në Ligë të Kampionëve.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga