Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID 0-4 BARCELONA

Barcelona shpërthen, demolon Realin në “Bernabeu”

Barcelona shpërthen, demolon Realin në “Bernabeu”


20 March, 2022 @22:55

Barcelona ka arritur të regjistrojë një fitore të madhe dhe të rëndësishme, jo aq për vazhdim të stinorit, sa për të ngritur për vetëbesimin se ekipi po kthehet në formë të vjetër.

Katalonasit kanë shpërthyer në Santiago Bernabeu sonte dhe as optimistët më të mëdhenjë nuk e kanë pritur një lojë të tillë karshi Real Madridit, që së fundi ka qenë në formë tepër të mirë.

Pas tre vitesh dhe pas një barazimi e pesë humbjeve radhazi, Barcelona fiton një El Clasico, ndërsa loja e mirë dhe angazhuese që nga minuta e parë e ndeshjes ka dhënë frytet shpejt dhe blaugranat shkuan në pushim me 0-2, për të fituar ndeshjen në fund me rezultat 0-4 , duke i shkaktuar madrilenëve humbjen më të thellë të stinorit. Real Madrid 0-4 Barcelona [Auba 29, 51, Araujo 38, Ferran 47]

Në pjesë të parë golat erdhën me kokë. Së pari Ousmane Dembele gjeti Pierre Emerick Aubameyangun për 0-1 (29’), ndërsa afro dhjetë minuta më vonë, pas goditjes nga këndi, Ronald Araujo ka shënuar për 0-2 (38’).

Serioziteti i Barcelonës në ndeshje u vërejt nga disa ndërprerje të kundërsulmeve të Real Madridit në pjesë të parë, kur Sergio Busquets, pastaj Frenkie de Jong - nuk kursyen veten për tu ndëshkuar me kartonë të verdhë, vetëm e vetëm për t’i ndalë në mes të fushës kundërshtarët.

Mungesë e madhe te Reali ka qenë lëndimi i Karim Benzema, që s’luajti sonte.

Në pjesë të dytë, fillim i shpejt i Barcelonës dhe Ferran Torres merr golin e merituar pas disa rasteve të dështuara nga ai. Derisa në tjetrën asiston për Aubën, që shënoi - derisa referi mori konfirmim nga VAR për të vulosur demolimin total të Realit.

Me këtë fitore Barcelona ngritet në pozitë të tretë me një ndeshje më pak, dhe tash ka 54 pikë, 12 më pak se Reali lider dhe 3 më pak sesa Sevilla, që është e dyta.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga