Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NAPOLI 2-4 BARCELONA

Barcelonë briliante në Napoli, Rrahmani 90-minuta

Barcelonë briliante në Napoli, Rrahmani 90-minuta


24 February, 2022 @22:58

Barcelona ka kaluar shumë më lehtë ndeshjen e kthimit ndaj Napolit, sesa të parën, ku skuadrat kishin barazuar 1-1.

Përballja e zhvilluar sonte në Diego Armando Maradona ka qenë plotësisht në kontroll të Barcelonës, derisa me dy gola të shpejtë ata dhanë sinjalet për dominim, kurse pjesa e parë përfundoi me 1-3, e krejt ndeshja 2-4 në të mirë të katalonasve.

Me fitoren e sontme 2-4 [Insigne 23p., Politano 87 - Alba 8, Frenkie deJong 13, Pique 45, Auba 59] Barcelona ka siguruar fazën e radhës në Europa League.

Te Napoli përgjatë 90-minutave në fushë ka qenë mbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, derisa ekipi i tij ka qenë i pafuqishëm karshi të rinjve të motivuar të drejtuar nga Xavi Hernadez.

 


 
Të gjitha lajmet nga Europa League