AUDI CUP

Bare shënon, Atletico fiton Audi Cup
2 August, 2017 @23:31
Pas fitores ndaj Bayernit mbrëmë, Liverpooli u mposht në finalen e ‘Audi Cup’ nga Atletico i Madridit.
Epërsia e spanjollëve erdhi nga i riu shqiptar, Keidi Bare, i cili e shënoi golin e tij të parë me fanellën e Atletico Madridit në karrierë.
Liverpooli barazoi nga pika e bardhë përmes brazilianit Firmino, për ta dërguar ndeshjen në penallti, ku më të suksesshëm u treguan spanjollët dhe arritën ta mbyllin me triumf këtë turne miqësor. Ai që gaboi nga pika e bardhë për Liverpoolin ishte anglezi Jordan Henderson.
Para finales, për vendin e tretë luajtën Napoli dhe Bayerni, ndërsa ky duel u fitua nga Napoli.
Atletico Madrid vs Liverpool 1-1 (4-3) All… by 655madooo