INTER 2-0 JUVENTUS

Foto: Inter/fb
Barella me gol+asist vendos derbin
17 January, 2021 @22:54
Inter ka shënuar fitore të rëndësishme sonte, duke e fituar në derbi Juventusin kampion me rezultat 2-0 [Vidal 12, Barella 52].
Nicolo Barella është treguar vendimtar sonte, derisa ka asistuar në golin e parë dhe ka shënuar vetë të dytin për fitoren e ekipit të tij.
Fitorja e barazon Interin me Milanin lider me pikë, nga 40 secila, derisa rossonerët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.