TRANSFERE
Bartlomiej Dragowski ia zë vendin Grbic?
23 June, 2021 @15:50
Atletico Madrid po kërkon një portier tjetër përveç Oblak e Grbic. Ivo Grbic ka kërkuar të provoj veten e tij në ‘hua’ pas një viti mësimi nga Oblak. Portieri kroat duhet të ketë përsëri minuta për të konfirmuar rritjen që e çoi atë në Atletico, sipas mediave spanjolle. Ai ka kaluar një vit stërvitje me Oblak, diçka që e vlerëson shumë pozitivisht.
Tani më disa emra janë shfaqur dhe më i fundit që është bashkuar në listë është polaku Dragowski, portieri 23-vjeçar i Fiorentina,.Pavarësisht moshës, ai tashmë është një portier në rrugë të mirë, në Itali. Ai la kujtime mjaft të mira fillimisht tek klubi italin, Empoli, ku ishte huazuar dhe më pas te Fiorentina. Tani shumë media në Poloni janë duke e lidhur atë me Atletico, duke shtuar se ai madje do të vlerësohej të zëvendësonte sllovenin, Oblak, në rast se ky i fundit do të ikte përfundimisht.
Oblak ka një kontratë me Atletico deri në vitin 2023 me një klauzolë prej 120 milion. Chelsea ishte skuadra më e interesuar verën e kaluar, por Atletico refuzoi të negocioj. Përveç kësaj, klubi londinez nuk gjeti strehim për Oblak dhe përfundimisht nënshkroi një portier me kosto më të ulët siç ndodhi me Mendy.
Oblak, nga ana tjetër edhe një herë ka qenë vendimtar dhe është emëruar nga LaLiga si MVP i sezonës.