Të gjitha lajmet

TE BASELI PRESIN SHPERTHIMIN E EDONIT

Basel i sigurt që Edoni do të kënaq tifozët

Foto: fcb.ch

Basel i sigurt që Edoni do të kënaq tifozët

23 September, 2020 @11:01

Klubi zviceran Basel ka nënshkruar përfundimisht me Edon Zhegrovën, duke ia blerë kartonin nga ekipi belg Genk, ndërsa kosovari ka nënshkruar deri në verë të vitit 2023 me ekipin në fjalë.

Basel ka bërë të ditur se ka pasur bisedime të rëndësishme me Genkun për Edonin dhe i ka bindur që t’ua marr lojtarin, duke mos treguar shumën e dëmshpërblimit, pasi që Zhegrova 21 vjeç ka pasur edhe 1.5 vjet kontratë me belgët.

“Jemi shumë të lumtur që t’i dëshirojmë mirëseradhje të sërishme Edonit në Basel. Ka qenë e rëndësishme të jemi të vendosur në këtë çështje, pasi që një lojtar si Edoni është i mirë për ekipin tonë dhe jemi të bindur se ai do t’i sjellë shumë gëzime tifozëve tanë,” ka thënë kreu i Baselit, Bernhard Burgener, për faqen zyrtare të klubit.

Zhegrova ka luajtur 17 ndeshje me reprezentacionin e Kosovës deri tash ndërsa për Baselin ka regjistruar 27 paraqitje prej shkurtit të vitit 2019, si huazim. Në proces ka shënuar dy gola.

“Kam kaluar kohë të mirë këtu në stinorin e kaluar dhe jam i lumtur që do t aveshë përsëri fanellën kuq-e-kaltër. Bashkë me trajnerin dhe bashkëlojtarët do të dëshiroja të festojmë suksesin në fund - ndërsa unë do të bëj gjithçka për të arritur këtë,” kanë qenë fjalët e Edonit thënë për faqen zyrtare të klubit me rastin e prezantimit të tij te ekipi zviceran.

MEDIA TALK

Muriqi pozitiv në COVID-19 dhe me lëndim, rrezikon ndaj Maqedonisë!!!

TOPSPORTI/ A. P.

21 September, 2020 @15:55

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është konfirmuar si rast i ri me COVID-19. Futbollisti që ditë më parë zyrtarisht…

KOSOVA (F) - ESTONIA (F)

Biqkaj shkëlqen, vashat e Kosovës fitojnë pas 2 humbjeve

FOTO / FFK

18 September, 2020 @20:57

Vashat e kombëtares së Kosovës në futboll, e mposhtën Estoninë me rezultat 2-0, në kuadvr të kualifikimeve për Euro 2021. …

FIFA RENDITJA - SHTATOR 2020

Kosova shënon rënie në renditjen e FIFA-së

Foto: FFK

17 September, 2020 @15:01

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar një rënie të lehtë në renditjen mujore të FIFA-së, pas ndeshjeve të Ligës…

BELGJIKE

Genk rikthen Zhegrovën, pa vazhduar kontratën

11 September, 2020 @15:22

Skuadra e Genkut në Belgjikë, ka bërë të ditur edhe zyrtarisht sot se mesfushori ofanziv këmbëshpejtë i Kosovës, Edon Zhegrova,…

ANALIZA E FFK-se

KE i FFK-së analizoi paraqitjen e Kosovës në Ligë të Kombeve

Foto: FFK

9 September, 2020 @12:14

Përmes një komunikate për media të lëshuar mbrëmë, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se Komiteti…

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja