SONTE

REUTERS
Basha dhe Roshi jashtë 11-shes!
11 October, 2013 @12:10
Gianni De Biasi ka vendosur për ndryshim në formacionin e kombëtares për ndeshjen e sotme ndaj Zvicrës.
Raporti i fundit nga mediat tiranase thotë që tekniku italian ka lansuar formacionin 4-1-4-1 duke e larguar nga plani i ekipit bazë mefushorin Migjen Basha dhe krahun Odhise Roshi, shkruan Panorama sot.
Dyshja që ka treguar mjaft sukses në mesfushën e kombëtares pritet të zëvendësohet nga Amir Abrashi dhe Shkëlzen Gashi, derisa Valdet Rama dhe Ergys Kaçe qëndrojnë në mesfushë.
Në anën tjetër, derisa mbrojtja nuk pëson asnjë ndryshim nga plani i djeshëm, Ervin Bulkut do t’i bie përgjegjësia e lidhjes së mbrojtjes me mesfushës - që është njëra ndër detyrat më të vështira në futbollin e sotëm.
FORMACIONI I RI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË 4-1-4-1:
Portier: | Etrit Berisha; | ||
Mbrojtja: | Lorik Cana, Mërgim Mavraj; Ansi Agolli, Andi Lila; | ||
Lidhja: | Ervin Bulku; | ||
Mesfusha: | Shkëlzen Gashi, Ergys Kaçe, Amir Abrashi, Valdet Rama; | ||
Sulmi: | Hamdi Salihi; |