Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI MPOSHT MALISHEVËN

Bashkëpunimi Khomutov-Santos, i sjell fitoren Dukagjinit

Foto: KFDukagjini/ fb

Bashkëpunimi Khomutov-Santos, i sjell fitoren Dukagjinit


8 March, 2023 @14:59

Dukagjini ka arritur të shënojë fitoren e dytë në pjesën e dytë të stinorit, duke e ndërprerë kështu serinë prej katër ndeshjeve pa fitore, duke e mposhtur sot Malishevën Liman Gegaj.

Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku, ka shënuar fitore falë kombinimeve të dyshes së huaj Vladyslav Khomutov dhe Marclei Santos, ku dyshja kanë asistuar për njëri-tjetrin në golat e shënuar nga vetë ata, për ta lënë Malishevën e rrezikuar për mbijetesë në elitë.

Malisheva e drejtuar nga Bylbyl Sokoli ka pësuar për herë të dytë në pranverë me sot, ndërsa ekipi nuk ka arritur të bëj më shumë përkundër se Faruk Bihorac kishte barazuar rezultatin në fillim të pjesës së dytë.

TABELA AKTUALE

Dukagjini shënoi me Khomutovin pak para fundit të pjesës së parë, ndërsa pas barazimit të vendasve, ata vendosën ndeshjen kur ukrainasi asistoi për brazilianin Santos, që shënoi me kokë për fitore: Malisheva 1-2 Dukagjini [Faruk Bihorac 50 - Vladyslav Khomutov 44, Marclei Santos 65].

Fitorja, për këtë xhiro ia siguron Dukagjinit pozitën e pestë në renditje tabelare me 29 pikë pas 24 ndeshjesh, ndërsa ka ardhur në kohë para duelit të klinasve ndaj Drenicës së rrezikuar. Për Malishevën e Sokolit, pikët do të shpresohen ndaj Prishtinës në xhiron që vjen.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga