Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJ

​Bashkimi i shpëton befasisë

BOROZANI/ Arkiv

​Bashkimi i shpëton befasisë


31 January, 2015 @21:31

Ndeshja në palestrën Bill Clinton të Ferizajit ndërmjet skuadrës së Kastriotit dhe asaj të Bashkimit, përfundoi me fitoren e ekipit prizrenas.

Skuadra ferizajase, e udhëhequr nga trajneri Jeton Nixha, arriti t’i bëjë ballë Bashkimit në dy çerekët e parë, duke shkuar në pushim me disavantazh prej vetëm tre pikëve (36-39).

Mirëpo me të filluar pjesa e dytë, prizrenasit i ndezën motorët, ndërsa barën kryesore në sulm e morri qendra Endrit Hysenagolli, që ishte i pandalshëm për mbrojtjen vendase, duke krijuar epërsi prej 22 pikëve (52-74) para fillimit të dhjetëminutëshit të fundit.

Në këtë periudhë, Kastrioti sidomos me anë të efikasitetit të shkëlqyer të amerikanit Keith Gabriel, krijoi një seri perfekte prej 18-0, duke e afruar rezultatin nga 60-88 në 78-88, për të paralajmëruar një përfundim dramatik të ndeshjes.

Madje kur kishin mbetur edhe 25 sekonda deri në përfundim, epërsia u ngushtua në vetëm tre pikë (90-93), mirëpo gabimet taktike të vendasve nuk dhanë rezultat dhe në fund fitores me shumë vështirësi iu gëzua skuadra e Bashkimit.

Keith Gabriel me më shumë se gjysmën e pikëve të skuadrës së tij ishte fantastik, duke shënuar plotë 50 pikë, kurse te Bashkimi Hysenagolli ishte më i dalluari me 25 pikë.

Dy amerikanët e Bashkimit, Tray Woodall dhe Elijah Obade, nuk u paraqitën fare në këtë ndeshje për shkak të lëndimeve të tyre.

Rezultatet dhe tabela aktuale.



Rezultati sipas çerekëve

KASTRIOTI BASHKIMI
Çereku i parë 22 28
Çereku i dytë 14 11
Çereku i tretë 16 35
Çereku i katërt 40 24


Statistikat individuale te Kastrioti

1 Keith Gabriel 50 pikë 7 kërcime 1 asistim
2 Vincent Williams 15 pikë 2 kërcime 5 asistime
3 Stephen Coles 14 pikë 6 kërcime 1 asistim
4 Armend Jashari 7 pikë 5 kërcime 8 asistime
5 Visar Xhemajli 3 pikë 1 kërcim 3 asistime
6 Donald Lawes 2 pikë 6 kërcime 1 asistim
7 Gent Shabani 1 pikë 1 kërcim 1 asistim


Statistikat individuale te Bashkimi

1 Endrit Hysenagolli 25 pikë 13 kërcime 1 asistim
2 Mujo Tuljkovic 21 pikë 8 kërcime 5 asistime
3 Tom Tankelewicz 21 pikë 3 kërcime 4 asistime
4 Muhamed Hasani 17 pikë 4 kërcime 4 asistime
5 Kreshnik Juniku 6 pikë 4 kërcime 1 asistime
6 Qëndrim Biraj 5 pikë 5 kërcime 5 asistime
7 Altin Morina 2 pikë 1 kërcim 2 asistime
8 Arion Balluku 1 pikë 1 asistim -

KARAGAÇI

Peja këndellet me Trepçën

FBK Superliga

Peja këndellet me Trepçën

31/01/15 @ 20:33

REAGON PEJA

Debutimi i Nelsonit dështon përsëri

FBK Superliga

Debutimi i Nelsonit dështon përsëri

31/01/15 @ 19:18

ALL STAR

Lillard i dëshpëruar

NBA

Lillard i dëshpëruar

31/01/15 @ 10:17

XHIROJA XVII

Nelson pret debutimin kundër ish skuadrës

FBK Superliga

Nelson pret debutimin kundër ish skuadrës

31/01/15 @ 10:00

UTA-GSW

Luftëtarët ndëgjuan Jazz

NBA

Luftëtarët ndëgjuan Jazz

31/01/15 @ 09:30

ALL STAR

Në vend të Bryantit

NBA

Në vend të Bryantit

31/01/15 @ 07:57

TOP 10 PLAYERS

White, lojtari i javës

FBK Superliga

White, lojtari i javës

30/01/15 @ 23:49

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (32)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (32)

06/05/24 @ 08:02

SECILA PIKË, JETIKE PËR GJILANIN

Pika e shpresës për Gjilanin ndaj Malishevës

FFK Superliga

Pika e shpresës për Gjilanin ndaj Malishevës

05/05/24 @ 19:05

E DYTA ME RADHË SI MYSAFIR!

Zëvendësuesi Krasniqi sjell fitoren e Prishtinës në Prizren

FFK Superliga

Zëvendësuesi Krasniqi sjell fitoren e Prishtinës në Prizren

05/05/24 @ 18:40

BAFTIU RIKTHEN DRITËN TE FITORJA

Pas dy barazimeve, Drita i kthehet fitores

FFK Superliga

Pas dy barazimeve, Drita i kthehet fitores

05/05/24 @ 17:59

MUHAMET HYSENI VENDIMTAR!

Hyseni me 2 gola e 1 asistim, siguron fitoren e tretë me radhë të Llapit

FFK Superliga

Hyseni me 2 gola e 1 asistim, siguron fitoren e tretë me radhë të Llapit

05/05/24 @ 17:54

KAMPIONI VAZHDON ME FITORE

Fitorja e katërt në 5 ndeshjet e fundit, kampioni mban kreun

FFK Superliga

Fitorja e katërt në 5 ndeshjet e fundit, kampioni mban kreun

05/05/24 @ 17:38

GAME 5: PEJA - YLLI

Ylli rikthehet në finale, eliminon kampionen në fuqi pas super-serisë prej 5 ndeshjesh

FBK Superliga

Ylli rikthehet në finale, eliminon kampionen në fuqi pas super-serisë prej 5 ndeshjesh

04/05/24 @ 20:54

DRENICA - SUHAREKA

HISTORIKE: Suhareka në Superligë!

FFK Liga e parë

HISTORIKE: Suhareka në Superligë!

04/05/24 @ 17:15

FLAMURTARI - FERIZAJ

Ferizaj siguron zyrtarisht Superligën!

FFK Liga e parë

Ferizaj siguron zyrtarisht Superligën!

04/05/24 @ 17:01

CHAMPIONSHIP

Ipswich Town ngjitet në Premier League!

Premier League

Ipswich Town ngjitet në Premier League!

04/05/24 @ 15:24


 
Të gjitha lajmet nga