Të gjitha lajmet

PAS NDESHJES

Basketball Champions komenton humbjen e Prishtinës

Foto: championsleague.basketball

Basketball Champions komenton humbjen e Prishtinës

18 September, 2019 @14:36

Dueli i parë i Prishtinës në stinorin 2019/20 në Basketball Champions League përfundoi me humbje.

Kampionët e Kosovës që nisën mirë ndeshjen duke fituar çerekun e parë 23-19 dhe të tretin 32-17, pësuan në çerekun e dytë 14-25 dhe u ndalën në vetëm dhjetë pikë në çerekun e fundit dhe vendimtar të ndeshjes 10-20 për tu mposhtur me rezultat 79-81 nga ekipi polak, Legia.

“Mysafirët polakë mbijetuan betejën e rezultateve me ndërrime të shpeshta të epërsisë, ku vendimtar doli të jetë Drew Brandon për të shënuar gjuajtjet e lira dhe për të marrë fitoren krejt në fund,” ka shkruar faqja zyrtare e kësaj lige sot.

“Michael Finke pati lojë të jashtëzakonshme, duke shënuar 26 pikë me shut 10/13 nga loja, si dhe ekipi nga Varshava dominoi në kërcime, duke rrëmnbyer 40 derisa vendasit kapën 31 topa,” ka vazhduar njoftimin BCL.

Nga përforcimet e Prishtinës këtë stinor, më i miri mbrëmë u tregua Fahro Alihodzic, që kreu ndeshjen me 20 pikë e 12 kërcime, që në fund nuk mjaftuan.

Prishtina që aktualisht po drejtohet nga Bujar Loci dhe Andin Rashica, emri i të cilëve as që figuronte në statistikat e lojës në faqen zyrtare të BCL, do të duhet të fitojnë me minimalisht 3 pikë epërsi në Varshavë, për të kaluar këtë raund.

Kampionët e Kosovës asnjëherë nuk kanë kaluar raundin e parë të kualifikimeve në Ligë të Kampionëve të Basketbollit. Në stinorin e kaluar ata ishin mposhtur keq nga ekipi holandez, Groningen, të cilët i kishin mposhtur me 20 pikë epërsi në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve dhe nuk e ruajtën në ndeshjen e kthimit për tu eliminuar.

Sidoqoftë, Prishtina edhe nëse nuk arrin të kalojë raundin e parë kualifikues në BCL, do të ketë mundësinë që të tregohet përsëri në FIBA Europe Cup, ku në stinorin e kaluar kanë kaluar dy fazat grupore, për të shënuar histori në arritje për ekipet e basketbollit kosovar.

Prishtinës i duhet fat në Varshavë, në duelin që zhvillohet këtë të premte, 20 shtator, me fillim prej orës 20:00.

PRISHITINA - LEGIA WARSZAWA

Prishtina ia dhuron ndeshjen në çerekun e fundit

FOTO/ fiba.com

17 September, 2019 @21:58

Kampionia e Kosovës në basketboll, Prishtina, në 10 minutëshin e fundit iu dorëzua skuadrës polake Legia Warszawas. Prishtina ndeshjen e…

CHAMPIONS LEAGUE

Ç3: +8 për Prishtinën

17 September, 2019 @21:21

Pas 30 minutave lojë, Prishtina është në epërsi prej 8 pikëve (69-61) kundër skuadrës polake Legia Warszawa. Më  i miri…

CHAMPIONS LEAGUE

Prishtina vs. Legia, mbyllet pjesa e parë

TOPSPORTI / ARKIV

17 September, 2019 @20:52

Pas 20 minutave të parë në kryeqytet, Prishtina ndodhet në disavantazh 7 pikësh ndaj Legia Varshavës. Rezultati i pjesës së…

PRISHTINA - LEGIA

Prishtina vs. Legia, pesëshet startuese

TOPSPORTI / A.P

17 September, 2019 @19:58

Janë publikuar pesëshet startuese të Prishtinës dhe Legias, të cilat sonte përballen në kuadër të kualifikimeve drejt Champions Leagues. PRISHTINA:…

TRANSMETIM

Livestream: Prishtina - Legia Warszawa

17 September, 2019 @17:57

Kampionia e Kosovës në basketboll, Prishtina, në ora 20:00 do të luaj kundër Legia Warszawas, në kuadër të kualifikimeve për…

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga