PRISHITINA - LEGIA WARSZAWA
Prishtina ia dhuron ndeshjen në çerekun e fundit
17 September, 2019 @21:58
Kampionia e Kosovës në basketboll, Prishtina, në 10 minutëshin e fundit iu dorëzua skuadrës polake Legia Warszawas.
Prishtina ndeshjen e nisi mirë, ku çerekun e parë e përfundoi me rezultat 23-19, por më pas skuadra polake u rikthye dhe e mbylli pjesën e parë në epërsi me rezultat 37-44.
Në çerekun e tretë, kryeqytatetasit e kontrolluan ndeshjen dhe e përfunduan 30 minutëshin me rezultat 69-61, kurse çereku i fundit ishte vendimtar në humbjen e Prishtinës.
Warszawa e nisi 10 minutëshin e fundit me një seri prej 0-14, ndërsa Prishtina nuk e shënoi asnjë pikë për pesë minuta, e më pas polakët e kontrolluan ndeshjen deri në fund dhe e mposhtën Prishtinën me rezultat 79-81.
Më i miri te Prishtina ishte Fahro Alihodzic me 20 pikë e 12 kërcime, derisa me double-double prej 18 pikëve e 11 asistimeve luajti edhe Dardan Berisha. U dalluan edhe Mikaile Tmusic me 17 pikë dhe Divine Myles me 13 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.
Te Legia më i veçuari ishte Michael Finke me 26 pikë.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 20 shtator në Poloni, kurse Prishtinës i duhet një fitore prej +3 pikëve, për të kaluar në fazën tjetër kualifikuese.