FINALET E PARA
Një javë para Superkupës
Teksti: FBK
17 September, 2019 @14:05
Edicioni i ri në basketbollin e Kosovës pritet të fillojë me spektakël, pasi më 24 shtator, palestra “Mizahir Isma” do të jetë arena e ndeshjeve të Superkupës.
Në konkurrencën e femrave nga ora 17:30 do të ballafaqohen Prishtina-Bashkimi, derisa nga ora 20:30 do të përballen Rahoveci-Prishtina te meshkujt.
Organizatorë të Superkupës janë Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me klubin e Rahovecit.
Përgatitjet deri më tani për këto dy ndeshje po shkojnë sipas planit, dhe pritet që të jetë një spektakël i rrallë i basketbollit, në prag të fillimit të edicionit të ri, që pritet të jetë shumë interesant, sidomos me rikthimin e Pejës në garat e elitës.
Tifozët në Rahovec gjithmonë kanë krijuar atmosferë të jashtëzakonshme dhe kështu pritet edhe më 24 shtator.
Një ngjarje që pritet të jetë madhështore sa i përket organizimit, por edhe tifozëve në tribuna dhe lojtarëve/eve në parket, pasi priten ndeshje mjaft interesante.