BUNDESLIGA
Bastos shpëton Schalken
16 February, 2013 @17:34
Schalke ka qenë dy herë në disavantazh sot ndaj Mainzit, por ka arritur të barazojë dy herë në saje të krah mesfushorit brazilian të ardhur nga Lyoni, Michel Bastos.
Djelmoshat e Jens Keller që në mesjavë luajnë në Ligën e Kampionëve ndaj Galatasarayit, kanë arritur vetëm barazim. Ndërsa trajneri Keller ka pushuar një numër të madh të lojtarëve kyq në ndeshje.
Mbretërit e kaltër me këtë barazim kanë vazhduar formën jo të mirë, duke kaluar përkohësisht në vendin e tetë të Bundesligës.
Xhaka 82 minuta
Granit Xhaka është paraqitur në formacionin bazë të Borussia Monchengladbachut, pas shumë kohësh. Ai ka qenë në fushë deri në minutën e 82-të, kur është zëvendësuar nga sulmuesi holandez, Luuk de Jong. Ekipi i Xhakës u mposht nga Hamburgu, për të cilët shënoi Rafael Van der Vaart.
Mavraj e Azemi, të pafat
Klubi i shqiptarëve, Greuter Furth, gjithashtu ka pësuar humbje. Mërgim Mavraj ka startuar ndeshjen me gjelbër-bardhët dhe është zëvendësuar në minutën e 67, pasi që pesë minuta më parë ishte ndëshkuar me karton të verdhë. Sulmuesi Ilir Azemi, është futur në lojë në 5 minutëshin e fundit të takimit, me shpresë se po barazojnë, por Greuter Furth ka pësuar 1-0. Furth gjendet në pozitën e fundit të Bundesligës me 12 pikë nga 22 ndeshje.
BUNDESLIGA, SOT:
Bayer Leverkusen - Augsburg 2-1 | |||
Mainz - Schalke 2-2 | |||
Hamburg - Borussia Monchengladbach 1-0 | |||
Werder Bremen - Freiburg 2-3 | |||
Fortuna Dusseldorf - Greuter Furth 1-0 |