PAS SHORTIT
Batatina kërkon kujdes në Kupë
23 March, 2021 @19:09
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas shortit të gjysmëfinales së Kosovës të hedhur sot, tha se ekipi i tij duhet të qaset me seriozitetin maksimal për të arritur deri tek Kupa, që është objektivi kryesor i llapjanëve.
Në shortin e sotëm u përcaktuar që gjysmëfinalet të luhen në mes Llapit dhe Prishtinës, si dhe në mes Istogut dhe Dukagjinit.
“Llapi i ka të përcaktuara objektivat e saj. Ne duhet t’i qasemi ndeshjes me seriozitetin më të madh. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të vetëdijshëm sepse i kemi këto tre ndeshje që për ne janë si tre finale. Duhet ta bëjmë maksimumin që të arrijmë në finale dhe të kurorëzohemi me atë që kemi kërkuar me vite”, tha Batatina.
Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës do të luhen me dy ndeshje (vajtje-ardhje).
Llapi ndeshjen e parë do ta luajë si mysafir në Prishtinë më 7 prill, ndërsa në shtëpi do ta pret kundërshtarin më 21 prill.