KF LLAPI

Foto: KFLlapi/fb
Batatinës do t’i mungojnë tifozët
20 May, 2020 @13:37
Kryetrajneri i KF Llapit, Tahir Batatina, në një postim në llogarinë e tij në Facebook është shprehur se përkundër që po nis Superliga dhe do të zhvillohen 11 xhirot e fundit të kampionatit, ai do të ndjej mungesën e tifozëve të klubit, “Legjendat”.
“Ne futemi në 11 ndeshjet e radhës për të aplikuar lojëra të mira por shpresa dhe kërkesa ime është për ju tifoza, pasi që ju jeni motivi i zejes sime dhe lojtarëve në fushë,” ka shkruar Batatina.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë leje nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Sportit për të rifilluar stërvitjet duke respektuar protokollin mjekësor për mbrojtje ndaj COVID-19.
Më pas, është përcaktuar që ndeshjet të zhvillohen pa shikues dhe sipas orarit që kanë paraparë organet e FFK-së, që do të zhvillohen prej 7 qershor deri më 25 korrik.
Llapi në xhiron e XXIII të Superligës do të ndeshet ndaj Dukagjinit, që është i fundit në tabelë dhe vështirë që do të shpëtojë stinorin në elitë.
Ekipi i Batatinës në anën tjetër po kërkon mundësinë për të kapur garat evropiane prej ligës, pasi që në Kupë janë eliminuar më parë.
MEDIA

15 January, 2021 @23:38
Trajneri kosovar Ismet Munishi, që u nda me Ballkanin këtë muaj, ka dhënë një intervistë në emisionin Dhoma e Rrëfimit…
FAZA PËRGATITORE

Foto: KF Arbëria
15 January, 2021 @17:36
Skuadra e Arbërisë sot ka realizuar stërvitjen e parë në Antalya të Turqisë, ku po qëndron në kuadër të fazës…
TRANSFER

15 January, 2021 @16:25
Skuadra e Llapit sot ka nënshkruar me futbollistin e ri të saj, Amir Hossari. Hossari, 27 vjeçar, luan në pozitën…
LLAPI

14 January, 2021 @22:17
Skuadra e Llapit ka shkëputur marrëveshjen e bashkëpunimit me njërin prej portierëve të saj. Steven Hoffman nuk do të jetë…
PAS SUSPENDIMIT

14 January, 2021 @16:19
Kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi, ka reaguar në rrjete sociale pas dënimit që FFK ia shqiptoi mbrëmë vonë. …