Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKIFTERAT E RINJ

Baton Zabërgja e Mevlan Zeka - përforcojnë Gjilanin

Fotot: SCGjilani/fb

Baton Zabërgja e Mevlan Zeka - përforcojnë Gjilanin


25 June, 2022 @18:48

Gjilani me trajnerin e ri Zekirija Ramadani po vazhdon me përforcime cilësore, ndërsa së fundi kanë zyrtarizuar dy futbollistë ofanziv, duke bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Baton Zabërgjën dhe Mevlan Zekën.

Baton Zabërgja është 21-vjeçar dhe luan si sulmues i krahut, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Drenicës në Superligë, ku ka treguar lojëra shumë të mira.

Ai është gjithashtu anëtar i Kosovës U-21, ndërsa ekipi i ka uruar mirëseardhje duke i dëshiruar edhe sukses.

Sa i përket kontratës, Zabërgja ka nënshkruar kontratë 2+1 vjeçare me ekipin e Gjilanit. Ndërsa vetë futbollisti duke folur për faqen zyrtare të SC Gjilanit ka thënë se do të jep maksimumin te ekipi i tij i ri.

“Ndjehem i privilegjuar që kam arritur marrëveshje me Gjilanin, një klub me shumë seriozitet dhe shumë vlera. Do të jap gjithçka nga vetja ime për këto ngjyra dhe për t’i arritur objektivat që ka vendosur klubi. Tifozëve të zjarrtë “Skifterave” i’u premtoj angazhim maksimal dhe urojmë që së bashku të jemi në çdo sfidë. Evropa po na pret, kemi punë për të bërë, më pas do të vjen radha edhe për Superligën”. - ka thënë tashmë ishi i Drenicës.

Në anën tjetër, gjakovari Mevlan Zeka është sulmues klasik, ndërsa ditë më parë njoftoi se u nda me ekipin ku u bë kampion, FC Ballkani.

Zeka 27-vjeçar ka nënshkruar kontatë dy-vjeçare me ekipin e Gjilanit, me opsion vazhdimi tutje. Sulmuesi në fjalë ka tri tituj kampioni të fituar një Kupë dhe një Superkupë të Kosovës me ekipe të ndryshme.

Mevlan Zeka

Gjilani i ka uruar sukses në objektivat që janë dakorduar me klubin, ndërsa primare janë përmendur garat ndërkombëtare, ku gjilanasit do të luajnë në rrethin e parë kualifikues për Ligë të Konferencës 2022/23.

Vetë Zeka ka falenderuar klubin për respektin e treguar, duke premtuar angazhim.

“I falenderoj të gjithë për mbështetjen, përkrahjen dhe respektin që ma kanë bërë te Gjilani. Do ta djersit me nder dhe krenari këtë fanellë. Këtë mbështetje do t’ua kthej me angazhim maksimal për rezultate të ekipit. Gjilani është një qytet i sportit dhe unë jam rritur në frymën e dashurisë për sportin. Mezi pres të bëhem bashk me “Skifterat” dhe të marshojmë drejt objektivave që ka vendosur klubi”, - ka deklaruar gjakovari për faqen zyrtare të klubit me rastin e prezantimit të tij.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga