Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REKORD-MAISTER

Bayern dominant, titulli i dhjetë radhazi - i pari për Nagelsmannin

Bayern dominant, titulli i dhjetë radhazi - i pari për Nagelsmannin


24 April, 2022 @0:51

Me fitore të madhe në derbi ndaj rivalit më të fortë Borussia Dortmund, Bayern Munchen ka arritur te titulli i dhjetë radhazi i kampionit të Gjermanisë në Bundesliga.

Bavarezët nuk i lanë asgjë rastit në përballjen e sotme derbi, ndërsa motivi qe edhe më i madh kur dihet se kundërshtar kishin Dortmundin.

Trajneri Julian Nagelsmann fitoi trofeun e parë të kampionit të Gjermanisë në karrierë, ndërsa mesfushori i palodhshëm i bavarezëve Thomas Muller u bë futbollisti me më së shumti tituj Bundesligë në histori, 11 të fituara.

Kur kanë mbetur edhe 3 xhiro deri në fund të stinorit, Bayern me fitoren e sotme ka bërë distancën 12 pikë, për të siguruar edhe matematikisht titullin. Dortmund është i sigurt në pozitën e dytë, ndërsa pas humbjes së sotme 3-1 [Gnabry 15, Leëa 34, Musiala 83 - Can 52p.] në Der Klassiker kanë kuptuar shumë mirë se cka i duhet atyre për t’i bërë konkurrencë bavarezëve.

 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga