Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Bayern shkatërron ekipin e Köln

Foto: Twitter

Bayern shkatërron ekipin e Köln


27 February, 2021 @17:20

Bayern Munchen e ka deklasuar sot në shtëpi ekipin e Koln, duke e mposhtur me rezultat 5-1.

Bavarezët kaluan në epërsi me golin e Choupo-Moting, pastaj Lewandowski dyfishoi epërsinë dhe ky ishte rezultati i pjesës së parë.

Ellyes Skhiri shënoi për ekipin e Koln në fillimin e pjesës së dytë, për të shënuar pastaj Lewandowski edhe njëherë e pastaj dy gola i shënoi gjermani Serge Gnabry, për ta mbyllur kështu ndeshjen me rezultatin final 5-1.

Me një ndeshje më shumë, Bayerni tashmë ka 5 pikë më shumë se Leipzigu, ndjekësi më i afërt.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga