Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HANSI FLICK

Bayern vendos për trajnerin deri më 2023

Screenshot: fcbayern.com

Bayern vendos për trajnerin deri më 2023


4 April, 2020 @14:34

Rekord kampioni i Gjermanisë, Bayern Munchen, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin aktual të skuadrës për të nënshkruar kontratën deri më qershor të vitit 2023.

Hansi Flick 55 vjeçar erdhi te Bayerni si ndihmës trajner i Niko Kovacit në fillim të stinorit. Por, pas largimit të Kovacit më 3 nëntor 2019, ai mori detyrën e trajnerit deri në fund të stinorit 2019/20.

Ai regjistroi 18 fitore nga 21 ndeshje sa i drejtoi, duke marrë kështu besimin nga shefi i bavarezëve Karl-Heinz Rummenigge.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga