Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WERDER 0-1 BAYERN

Bayerni kampion, Werderi në dy “finale” për shpëtim

Bayerni kampion, Werderi në dy “finale” për shpëtim


16 June, 2020 @22:30

Bayern Munchen është kampion i Gjermanisë për stinorin 2019/20, pasi që mposhti sonte Werder Bremenin me rezultat minimal 0-1 [Lewandowski 43].

Ky është titulli i tetë me radhë për Bayernin, që është edhe rekord-kampion i Bundesligës gjermane.

Robert Lewandowski me golin e tij të 31-të të stinorit ka sjellë fitoren përfundimtare për titull për bavarezët, ndërsa Manuel Neuer në fund të ndeshjes ka bërë një pritje vendimtare, duke mos i dhënë Werderit mundësi për barazim që do t’ua mohonte titullin ekipit të Hans Flickut, i cili prej se mori Bayernin e drejtoi në 17 fitore e 1 barazim!

TABELA AKTUALE

Milot Rashica ishte startues te Werderi. Ai luajti 62min për ekipin e tij sonte, por pa shumë mundësi, pasi që Bayerni u tregua dukshëm ekip më i mirë karshi Werderit që po luftonte për titull.

Werderit deri në fund të stinorit i mbeten dy ndeshje. Ajo ndaj Mainzit dhe Kölnit - që llogariten si finale, veçanërisht ajo ndaj Mainzit, pasi që këta të fundit ende nuk kanë siguruar mbijetesën.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga